Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Kroaci, 23-vjeçari 'gatuan' golin për ekipin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Kroaci, 23-vjeçari

Indrit Tuci vazhdon që të jetë protagonist me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit në elitën e futbollit kroat. Tuci është një nga pikat kyçe në repartin e sulmit në ekipin ku aktivizohet dhe diçka të tillë e faktoi dhe sot.

Në ndeshjen që Lokomotiva po luan përballë Istras, pjesa e parë e së cilës është mbyllur 1-0 në favor të ekipit të shqiptarit. Është pikërisht ky i fundit që asistoi në golin e vetëm të kësaj sfide deri më tani.

Ishte Tuci në minutën e 43’ të sfidës i cili pasoi tek Gorican, me këtë të fundit që me portën e boshatisur e dërgoi topin në rrjetë pa problem.

Deri më tani, Tuci ka shënuar 6 gola, teksa ka asistuar 4 herë për shokët e ekipit.

Asistimi i Indrit Tucit. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7