
Sokol Cikalleshi vazhdon që të jetë një nga pikat kyçe për ekipin e Konyaspor. Skuadra e shqiptarit po luan momentalisht ndeshjen përballë Samsunspor në transfertë ku po udhëheq me rezultatin 0-1.
Ai që shënoi golin është pikërisht Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ktheu në gol një 11-metërsh në minutën e 29 të sfidës. Ai goditi me mjaft klas, duke ekzekutuar një penallti “Panenka”.
Për Cikalleshin ky është goli i shtatë në Superligën turke, me sulmuesin kuqezi që numëron edhe dy asistime.
Goli i Cikalleshit. (VIDEO)
Poll