Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Shteron” Erzeni dhe prish rekordin, 5 gola vendosin ndeshjen në Ballsh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Shteron” Erzeni dhe prish rekordin, 5 gola vendosin ndeshjen

FT/ Bylis 4 - 1 Erzeni (Lajthia 9', Kaçorri 23', Beji 57', Souza Ferreira 89' / Oliveira de Souza 70')

Bylis ka fituar 4-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Sfida hapëse e javës së gjashtë në Superligë ka prodhuar pesë gola, teksa miqtë e Kapllanit pësojnë golat e parë të sezonit.

Mbrojtja e pathyeshme tanimë ka pësuar më shumë sesa ka shënuar ekipi, me Bylis që i barazon me 11 pikë për të marrë vendin e dytë, duke i spostuar miqtë në vendin e tretë.

Sfida nisi mirë për vendasit, që kaluan në avantazh me Lajthinë pas 9 minutash lojë. Ka qenë Kaçorri që në të 23 do qetësonte vendasit me golin e dytë. Në 45 minuta e dyta, Beji do gjente golin e tretë, teksa de Souza për miqtë që rihapte ndeshjen në të 70 minutë, para se Ferreira Souza të mbyllte gjithçka në 4-1 vetëm 1 minutë nga fundi.

Superliga - java 6 - 15:00

Stadiumi: Adush Muça, Ballsh

Arbitër: Albert Doda

Formacionet zyrtare:

Bylis: Teqja; Trumci, Janku, Damçevski, Loran; Maçolli, Qoshku, Lajthia; Perreira Da Silva, Kaçorri, Beji Trajner: Arian Bellai

Erzeni: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Kahrimanoviç, Alan, Mehmeti; Ademi, Nonato, Kadriu Trajner: Xhevahir Kapllani

Komenti minutë pas minute:

90+3' Mbyllet 4-1 ndeshja në "Adush Muça".

89' GOOL! Bylis shënon supergol me Souza Ferreira. Erzeni pëson golin e katërt. Prishet rekordi i shijakasve. 

 

75' Trajneri i Erzenit, Kapllani merr të verdhë në stol.

70' GOOL! Oliveira de Souza shkurton shifrat, Erzeni rihap ndeshjen.

 

68' Damçevski merr karton të verdhë te vendasit.

57' GOOL! Beji çon shifrat në 3-0. Krosimi nga e djathta e sulmit nuk kontrollohet mirë nga Xhika, me sulmuesin vendas që gjen golin e tretë sezonal.

 

52' Skemë nga goditja e dënimit, Xhika ndal goditjen e Kaçorrit.

46' Nis pjesa e dytë.

45+1' Mbyllet 2-0 pjesa e parë. 

45' Një minutë shtesë.

38' Beji nuk i beson syve, sulmuesi i Bylis gabon nga 5 metra.

 

34' Teqja ndal gjuajtjen e Alan, goditje e lehtë nga braziliani.

33' Kahrimanovic provon nga goditja e dënimit, topi ndalet në murin mbrojtës.

23' GOOL! Kaçorri dyfishon epërsinë e Bylis. Sërish goli vjen nga goditja e këndit. 

 

12' Ndërhyrje në vijën anësore, Beji përplaset me Kahrimanovic. Skuadrat përplasen në fushë, arbitri ndëshkon dy protagonistët me karton të verdhë.

 

9' GOOL! Lajthia zhbllokon ndeshjen për vendasit, gol i bukur në zhvillimet e një këndoreje.

 

6' Kaçorri provon nga jashtë zone, devijohet topin.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga