
Cristian Shpendi vazhdon formën e tij fantastike, teksa ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës. Është ndeshja e tij e katërt radhazi që shënon me fanellën e Cesenës.
Në ndeshjen që ekipi i tij po luan dhe po fiton momentalisht 4-1 përballë Riminit, sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e katërt për të tijët. Një gol mjaft i rëndësishëm që tregon dhe njëherë formën fantastike që lojtari i Kombëtares së Shpresave kuqezi po kalon.
Ky është goli i tij i 5-të në katër ndeshjet e fundit, duke treguar dhe një herë që është një nga pikat kyçe për ekipin italian që militon në Serie C.
Poll