PARIS SAINT GERMAIN - BAYERN MUNCHEN 0-1
FORMACIONET ZYRTARE:
Paris Saint Germain: Donnarumma, Hakimi, Ramos, Marquinhos, Nuno Mendes, Zaire-Emery, Danilo, Verratti, Soler, Messi, Neymar
Bayern Munchen: Sommer, Joao Cancelo, Upamecano, De Ligt, Pavard, Goretzka, Kimmich, Coman, Musiala, Sane, Choupo-Moting
Ndeshja: Bayern Munchen ka arritur të marrë një fitore mjaft të rëndësishme kundër Paris Saint Germain me rezultatin 1-0, e vlefshme për 1/8-at e Champions League. Ka mjaftuar goli i Coman që gjermanët të marrin këtë triumf në këtë sfidë të parë të këtij raundi të Champions-it. Në minutën e 54-të, Bayerni realizon pikërish me Coman që nuk feston përballë ish ekipit të vet.
Komenti minutë pas minute:
90+2'- Pavard ndëshkohet me karton të kuq, duke marrë të dytin e verdhë.
83'- Paris Saint Germain realizon me Mbappe, por anulohet për pozicion jashtë loje.
63'- PSG-ja shpëton nga goli i dytë. Gjuan Cupo-Moting, sfera devijohet nga Donnarumma dhe shkon në shtyllë.
54'- Bayern në avantazh. Coman realizon golin e parë.
46'- Starton pjesa e dytë.
45'- Mbyllet pjesa e parë.
43'- Kimich gjuan nga distanca, pret sërish Donnarumma.
34'- Gjermanët intensifikojnë sulmet. Coman provon nga distanca, shpëton për fije PSG-ja.
25'- Bayern provon nga e majta sërish, por prapë Donnarumma është i pakalueshëm.
23'- Goditje dënimi për Bayernin, largon mirë Donnarumma.
10'- Përfundojnë 10 minutat e para. Bayern Munchen duket më këmbëngulës.
1'- Starton supersfida.
