Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani “likuidon” Tiranën mes spektaklit, “Demat” fitojnë derbin e parë të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani “likuidon” Tiranën mes spektaklit,

PARTIZANI 2-1 TIRANA (Maguette 78' Mensah 92'/ Hasani 91')

Partizani ka fituar derbin e parë të sezonit përballë Tiranës. Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania”, kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 2-1. Një ndeshje e luftuar nga fillimi e deri në fund, si në fushë nga lojtarët, por edhe në distancë nga tifozët.

All - Paragraf - 3

Raste të shumta për të dyja ekipet, madje Tirana goditi traversën dy herë. Në krahun tjetër Abdullahu rezistoi ndaj sulmit të Partizanit deri në minutën e 78-të të sfidës, kur mesfushori Maguette “fluturoi” në ajër dhe goditi me kokë topin që do të tundte rrjetën. Në minutën e 91’ ishte Hasani që barazoi gjithçka duke sjellë festë në kampin bardheblu. Por për të “fikur” festën e Tiranës mendoi sulmuesi Mensah 1 minutë më vonë kur shënoi golin e 2-të për Partizanin.

Me këtë fitore skuadra e Partizanit shkon në vendin e 2-të me 14 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e 4-të të klasifikimit me 13 pikë të grumbulluara.

Kategoria Superiore: Java e 6-të

Stadiumi: “Air Albania”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Atanaskoski, Bytyçi, Sota, Murataj, Rrapaj, Maguette, Taipi, Mehmeti, Cara, Bintsouka. Trajner: Arbër Abilaliaj

Tirana: Abdullahu, Najdovski, Doka, Pergjoni, Hoxhallari, Hila, Jonuzi, Deliu, Latifi, Abazaj, Hasani. Trajner: Julian Ahmataj

Komenti minutë pas minute:

92' GOOOOOOOL!!! Mensah i rikthen avantazhin Partizanit

91' GOOOOOOL!!! Hasani barazon gjithçka

78' GOOOOOOOL! Partizani kalon në avantazh me anë të mesfushorit Maguette

73' E pabesueshme në "Air Albania", Partizanin e shpëton shtylla për të dytën herë

65' Taipi kërkon "çmendurinë" nga distanca, Abudallahu përsëri protagonist

51' Tirana e nis pjesën e dytë vrullshëm, Abazajn e ndal vetëm shtylla

46' Starton pjesa e dytë e derbit mes Partizanit dhe Tiranës.

45+2' Përfundon pjesa e parë 0-0.

40' Zëvendësim i detyruar për Partizanin. Sota lë fushën e lojës i dëmtuar, vendin e tij e zë Kocijan.

27' Cara humbet shansin e artë, portieri i Tiranës veprim "alla Neuer"

23' Përsëri është Latifi që kërkon golin, por topi shkon mbi traun e portës

15' Bintsouka tenton golin me "akrobaci", Partizani i gjithi në sulm

4' Latifi "ndez" sfidën, Tirana pranë golit të avantazhit

1' Starton derbi i kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës në stadiumin "Air Albania"

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga