Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Partizani i pandalshëm në Elbasan, 3 gola për 3 pikë në derbin e parë dhe i dërgon sinjal të fortë Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Partizani i pandalshëm në Elbasan, 3 gola për 3 pikë

Dinamo City 1-3 Partizani (Kaçorri 93'p/ Bintsouka 58', Rrapaj 78', Da Silva 83')

Abissnet Superiore: Java 5

Stadiumi: Elbasan Arena

Arbitër: Enea Jorgji

Formacionet Zyrtare:

Dinamo (4-4-2): Rexhepi; Marku, Samake, Behiratche, Prodani; L.Vila, Zabergja, Gudiabi, Loran; Denisson, Kaçorri. Trajner: Luigi Di Biagio

Partizani (4-3-1-2): Hoxha; Zekolli, Sota, Bytyçi, Atanaskoski; Murataj, Maguette, Rrapaj; Cara, Bintsouka, Grezda. Trajner: Zoran Zekiç

Komenti minutë pas minute:

90+5' Përfundon ndeshja.

90+3' Dinamo shënon me penallti, Kaçorri tregohet i saktë para Hoxhajt.

83' 'Shpërbëhet' Dinamo, Partizani shënon të tretin me Da Silvan.

78' Në shtyllë dhe në rrjetë, Arinaldo Rrapaj i jep avantazhin e dyfishtë Partizanit.

68' Tjetër mundësi goli e Prtizanit, Bintsouka brenda zonës bllokohet në fund nga portieri Rexhepi.

58' Aksion model nga Rrapaj, Da Silva dhe finalizuesi Binstouka, Partizani kalon në avantazh ndaj Dinamo City.

52' Grezda e nis ashtu siç e mbylli në pjesën e parë, humbet një rast të pastër para portës.

46' Nis pjesa e dytë.

45+2' Mbyllet pjesa e parë.

45' Rast i artë për Partizanin, Grezda merr një top para portës por gabon duke tentuar finten.

42' Pranë golit Partizani, Grezda kroson për Bintsouka dhe ky i fundit godet me kokë me topin që shkon mbi traversë.

34' Denisson provon nga goditja e dënimit, me topin që shkon pak mbi traversë.

20' Grezda driblon bukur brenda zonës, pason për Rrapajn në kufi dhe vlonjati godet drejt në duart e Rexhepit.

15' Denisson driblon brenda zonës dhe pason fort para portës, por mbrojtësit e kuq largojnë topin.

9' Grezda driblon në krahun e djathtë dhe pason për Bintsoukan. Sulmuesi godet, por topi devijohet nga mbrojtësi dhe më pas drejt duarve të Rexhepit.

4' Goditja e parë në portë, Rrapaj provon nga distanca por devijon Rexhepi.

1' Fillon derbi në Elbasan, skuadrat në kërkim të fitores.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga