Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Një gol në "frymën" e fundit të ndeshjes, i sjell Dinamos 3 pikët e para

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Një gol në "frymën" e fundit të ndeshjes, i

DINAMO 2-1 KUKËSI (Prodani 53' 101'/ Salami 77') 

Dinamo ka arritur të marrë 3 pikëshin e parë. Dinamovitët fituan në ndeshjen e sotme përballë Kukësit.

Në një sfidë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, blutë arritën fitoren 2-1. Një ndeshje jo me shumë ritëm, sidomos në pjesën e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë Dinamo u tregua më kërkuese duke gjetur golin me Prodanin në minutën e 53’. Por 24 minuta më vonë ishte Salami që shënoi për verilindorët duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së ekipit të Di Biagos.

Por kur gjithçka dukej e mbyllur mendoi përsëri kapiteni Prodani në minutën e 101’ për të shënuar golin e fitores.

Kategoria Superiore: Java e 3-të

Stadiumi: Elbasan Arena

Arbitër: Silvio Dyrmishi

Formacionet Zyrtare:

Dinamo: Rexhepi, Prodani, Behiratche, Samake, Andoni, Krasniqi, Zabërgja, Denison, Bardhi, Vila, Kaçorri / Trajneri: Luigi di Biagio

Kukësi: Tafas, Duka, Lamçe, Zhongo, Murati, Reçi, Momo, Aboudou, Rivas, Beshiraj, Rashiti / Trajner: Stavri Nica

101' GOOOOOOL!!!! Prodaniiiii, Dinamo 2-1 Kukësi

77' GOOOOOOL!!!! Salami barazon sfidën

62' Një aksion i bukur nga Dinamo, por as Kaçorri dhe as Denison nuk arrijnë të përfitojnë

53' GOOOOOOL!!!! Prodani kalon në avantazh Dinamon

28' Beshiraj godet, por gjuajta është e lehtë

23' Krasniqi provon nga jashtë zone, por topi shkon mbi traun e portës

17' Minuta të qeta, pa shanse konkrete

1' Starton sfida midis Dinamos dhe Kukësit në "Elbasan Arena"

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga