Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Mjafton 1 gol, Laçi mposht Kastriotin në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Mjafton 1 gol, Laçi mposht Kastriotin në shtëpi

KASTRIOTI – LAÇI 0-1

Gjyqtar: Klodian Shahini

Formacionet Zyrtare:

KASTRIOTI (4-3-3) Sali; Kodra, Stojanoviç, Selmani, Rami; Greca, Onanuga, Karakaçi; Zogaj, Morbeck, Çela Trajner: Emiljano Çela

LAÇI (4-4-2) Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Turkaj, Ziko; Cucin, Borisyuk, Ujka, Manellari; Mazrekaj, Adeleke Trajner: Dejan Vukiçeviç

Ndeshja: Laçi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Kastriotit, e vlefshme për javën e nëntë të Superiores. Kurbinasit kanë triumfuar falë golit të shënuar nga Serxho Ujka që vulosi dhe fatet e takimit. Pas kësaj ndeshje, bardhezinjtë e drejtuar nga trajneri Vukiçeviç ngjitet në kuotën e 8 pikëve duke mbajtur vendin e nëntë, kurse Kastrioti një pozicion më sipër me 8 pikë.

Komenti minutë pas minute:

90'- Gjyqtari i katërt jep 6 minuta shtesë. Mbyllet ndeshja.

82’ - Babatunde merr vendin e Borisiuk në radhët e Laçit.

80’ - Ajazi nga e majta hyn në zonë dhe pason në qendër por Dajsinani del mirë dhe kontrollon sferën.

81’ - S. Selmani hyn në fushë në vend të Zogajt në minutat e fundit të sfidës.

77’ - Dajsinani ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa loje.

68’ - Tjetër faull i Karakaçit ndaj Mazrekajt. Kurbinasit kërkojnë të kuq, por gjyqtari jep vetëm faull për Laçin.

55'- Adeleke depërton bukur në zonën krutane, por në fund janë krutanët ata që e ndalojnë.

46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 2 minuta shtesë. Mbyllet pjesa e parë.

38'- Morbeck gjuan bukur, por sërish portieri i Lacit në gatishmëri.

25'- Kastrioti provon me goditje nga distanca, por pret mirë Dajsinani.

 

15'- Laci në avantazh. Serxho Ujka gjuan bukur dhe sfera përfundon në rrjetë.

 

12'- Mentor Mazrekaj pranë golit. Pret portieri Salio.

1’- Starton ndeshja në Kamëz.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga