Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Me “Guerrilsat” si lojtar të 12-të, Partizani shkruan historinë dhe arrin fazën “Play-Off”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Me “Guerrilsat” si lojtar të 12-të, Partizani

PARTIZANI 1-0 VALMIERA (Cara 22')

Partizani shkruan historinë dhe kualifikohet në fazën e “Play-Off” të Conference League. Ekipi i “Demave” fitoi dhe ndeshjen e dytë përballë Valmieras.

Pasi fituan në Letoni me përmbysje 1-2, të besuarit e Zoran Zekiç u rikthyen në “Elbasan Arena” për të fituar me rezultatin 1-0.

Golit e vetëm të kësaj sfide e shënoi Tedi Cara në minutën e 22-të me anë të një penalltie. Cara vazhdon të jetë mjaft efektiv në ndeshjet europiane të Partizanit.

Në fazën e “Play-Off” kampionët e Shqipërisë do të përballën me Astanën, ekip nga Kazakistani.

 Ndeshja e kthimit

Kualifikuese: Raundi i 3-të Conference League

Stadiumi: Elbasan Arena

Arbitër: Sandi Putros (Danez)

 Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko; Hadroj – Preka – Kocijan – Sota – Atanaskoski; Taipi – Mehmeti – Maguette – Rrapaj; Cara / Trajner: Zoran Zekic

 Valmiera: Olses; Tonisevs – Veips – Balodis – Sliede – Fall; Jaunzems – Kairmani – Silva; Diop – Ndoye / Trajner: Jurgis Kalns

81' Valmiera pranë golit, por fati është me Partizanin

61' Pano Qirko fantastik, i "mohon" golin e barazimit kundërshtarit

53' Valmiera provon, por goditja shkon larg

Fillon pjesa e dytë e sfidës

Mbyllet pjesa e parë e sfidës

45' Grezda nuk arrin të shënojë i vetëm përballë portierit

32' Valmiera kërkon barazimin, Pano Qirko i thotë "JO"

27' Maguette tenton nga distanca, por goditja është qendrore

22' GOOOOOOL! TEDI CARAAAAAA

15' Shansi më i mirë i ndeshjes, Partizani pranë golit

7' Valmiera tenton të surprizojë me Silvan, por Qirko pret topin me qetësi

'1 Partizani kërkon të 'shkruajë' historinë, starton sfida në "Elbasan Arena"

Poll

Lexo gjithashtu