Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Los Blancos” fitojnë pa probleme, Asensio dhe Militao i japin 3 pikët Ancelottit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Los Blancos” fitojnë pa probleme, Asensio dhe Militao i

Real Madrid-Celta Vigo 2-0 (Asensio 42' Militao 48')

Real Madrid ka arritur të marrë një tjetër fitore sot përballë Celta Vigos. Madrilenët triumfuan me rezultatin e pastër 2-0. “Los Blancos” shënuan nga një gol në çdo pjesë.

Marco Asensio ishte ai që shënoi i pari në fundin e pjesës së parë në minutën e 42’. Goditja e tij në hyrje të zonës u devijua dhe përfundoi në rrjetë. Ndërsa goli i dytë u shënua nga Militao në fillimin e pjesës së dytë në minutën e 48’. Pas një krosi nga këndorja Militao goditi saktë me kokë duke çuar topin në rrjetë.

Me këtë fitore ekipi i Ancelottit shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e dytë, 8 pikë më pas se Barça kryesuese. Katalanasit do të presin nesër në “Camp Nou” Atletico Madridin.

Formacionet Zyrtare:

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho; Militao; Rudiger; Camavinga; Valverde; Tchouameni; Ceballos; Asensio; Vinicius; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti

Celta Vigo (4-4-2): Villar; Vasquez; Tapia; Nunez; Galan; Solari; Beltran; Veiga; De la Torre; Seferovic; Aspas. Trajner: Carlos Carvalhal

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga