Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Laçi kthehet te fitorja, hap i madh drejt mbijetesës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Laçi kthehet te fitorja, hap i madh drejt mbijetesës

Teuta-Laçi 1-2  (Daci 64'/ Guindo 75' pen., Shkurtaj 89')

Stadiumi: Niko Dovana

Laçi ka marrë një fitore me përmbysje në Durrës përballë Teutës. Kurbinasit fituan 1-2 dhe Shkurtaj ishte heroi i ndeshjes. Ndeshja ishte pa ritëm dhe me një lojë e vakët, por gjithçka u ndez në 20 minutat e fundit.

Daci zhbllokoi sfidën në minutën e 64' me një goditje nga distanca duke kaluar përpara Teutën. Në të 75-tën ishte Guindo ai që nga penalltia barazoi shifrat duke mposhtur Qirkon.

Laçi rrezikoi shumë në kundërsulme dhe në minutën e 89’ Vasil Shkurtaj mori një top dhe hyri në zonë duke goditur në cep të portës dhe duke shënuar golin e avantazhit për Laçin. Kështu Laçi kthehet te fitorja me trajnerin e ri në stol Stavri Nica.

Formacionet Zyrtare: 

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Kotobelli, Kuro, Marku, Gjinollari, E.Vila, L.Beqja, Kallaku, L.Vila, Gruda. Trajner: EDI MARTINI

LAÇI: Selmani, Roganoviç, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Qato, Spahiu, Mazrekaj, Guindo. Trajner: STAVRI NICA

Komenti minutë pas minute:

90'- Mbyllet sfida Laçi merr një fitore të rëndësishme në Durrës.

89'- Shkurtaj në zonë godet dhe shënon, 1-2 kurbinasit.

75'- Guindo niset dhe shënon, 1-1.

74'- Penallti për Laçin.

64'- Mundësi për Teutën, Daci godet dhe shënon, 1-0 për durrsakët.

52'- Mazrekaj kalon një kundërshtar, futet në zonë, godet por topi përfundon në dyart e Qirkos.

47'- Qato kroson top në zonë, por pa problem për Qirkon.

46'- Fillon pjesa e dytë në "Niko Dovana".

45'- Përfundon pjesa e parë 0-0.

23'- Ujka futet në zonë, përballë portierti pason për Guindon por ky i fundit nuk godet dot. Mundësi e mirë për kurbinasit.

7'- Gruda në zonë, rrëzohet por për arbitrin nuk ka asgjë të parregullt.

1'-Fillon ndeshja në "Niko Dovana"

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga