Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ La Maqedoninë e Veriut dhe refuzoi Turqinë, njihuni me talentin 19-vjeçar që iu bashkua kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ La Maqedoninë e Veriut dhe refuzoi Turqinë, njihuni me talentin

Arda Kurtulan është një nga risitë e listës së trajnerit Alban Bushi për miqësoret e Kombëtares U-21. Talenti i lindur në Turqi, por me origjinë shqiptare ka vendosur të përfaqësojë flamurin kuqezi. Është nga ato raste që të mbushet shpirti me optimizëm teksa dëgjon se ka patriotë anë e mbanë botës që nuk e hedhin poshtë vendin e tyre të origjinës pavarësisht se ku ka lindur dhe është rritur. Po kush është Ardan Kurtulan?

All - Paragraf - 3

19-vjeçari luan si sulmues krahu dhe cilësohet si një nga lojtarët e së ardhmes në kampionatin turk. Ai u rrit te skuadra e Erokspor në Turqi. Menjëherë ra në sytë e drejtuesve të Fenerbahçes që nxituan ta kishin në gjirin e tyre. Gjiganti turk e mori në skuadër duke e aktivizuar me ekipin U-17. Më tej kaloi te U-19 dhe në verën e vitit 2021 u transferua te Adana Demirspor. Këta të fundit e blenë për shifrën e 200 mijë eurove.

Ai ka luajtur me Maqedoninë U-21 dhe është ftuar me ekipin e parë, por 19-vjeçari ka refuzuar, pasi familja e tij është me origjinë të largët shqiptare dhe dëshira ishte që të përfaqësonte ngjyrat kuqezi. Lojtari aplikoi për të marrë pasaportën shqiptare me procedurë të përshpejtuar dhe tashmë është gati për të luajtur me Kombëtaren U-21. Kurtulan është futur në historinë e futbollit turk duke vendosur rekordin si lojtari më i ri që luan në kampionatin e Turqisë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga