Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ KUKËSI “shtyp” kampionët në “Kukës Arena”, verilindorët “asist” PARTIZANIT për kreun

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ KUKËSI “shtyp” kampionët në “Kukës

KUKËSI-TIRANA 2-0 (Johnson 30', Bytyqi 57')

Ndeshja: Kukësi ia ka dalë të fitojë në “Kukës Arena” ndaj Tiranës, në një sfidë ku i ka mjaftuar nga një gol për pjesë për të siguruar 3 pikët që janë mjaft të rëndësishme për mbijetesën. fitorja e dytë rresht pas 10 sfidash në kampionat, me Hallaçin që ka rikthyer shpresën në Kukës.

Skuadra e Rrahman Hallaçit do të mund të gjente golin në minutën e 30-të kur Johnson do të mposhte Bekajn për të kauar verilindorët në avantazh, me sulmuesin që debuton me gol te Kukësi.

Një ndeshje me tensione do të ishte përballja mes dy ekipeve, të cilët në pjesën e dyutë do të bënin një “luftë” të gjetur serish golat dhe do të ishte pikërisht vendasit që do të dyshifronin shifrat.

Bytyçi do të shënonte me kokë për të mposhtur kështu për herë të dytë kampionët e Tiranës, të cilëtr në fakt u mposhtë  nga dy goditje standarte.

Minutat e mbetura do të rezultonin të luftuara, por nuk do të prodhonin gola të tjerë për të ndryshuar edhe rezultatin e këtij takimi, me Kukësin që siguron një 3 pikësh me shumë vlera në shtëpinë e tij.

Pas kësaj fitoreje verilindorët përkohësisht lënë vendin e fundit dhe ngjithen në kuotën e 22-pikëve në vendin e 8-të, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 34-pikëve, ndërsa ndalet pas 3 fitoresh rresht në kampionët.

 

Abissnet Superiore, java e 19-të

Stadiumi: Kukës Arena

Arbitër: Eldorian Hamiti

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Halimi, Bytyçi, Ebert, Lamçe, Ndreca, Sh.Taipi. Gj.Taipi, Barbosa, Basa, Mbarak, Johnson. Trajner: Rrahman Hallaçi

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratcke, Najdovski, Ismajlgeci, Aleksi, Hila, Deliu, Gjumsi, Hasani, Patrick. Trajner: Orges Shehi

Komenti minutë pas minute:

90+6'- Mbyllet me fitoren e Kukesit, Verilindoret triumfojne ndaj Tiranes 2-0. Hallaci ka rikthyer besimin ne Kukes.

90'- Akordohen 6 minuta shtese. Minuta shprese per Tiranen per te provuar te ndryshoje fatet e ndeshjes.

83’ Super mundësi për Tiranën me Hilën, por goditja e mesfushorit shkon ngjitur me shtyllën

81’ Hasani kroson në zonë, por goditja e Nikqit me kokë përfundon jashtë

76’ Tirana mbetet në sulm me shpresë për të shënuar

71'- Momente zevendesimi te Kukesi, largohet Abdou dhe Basa, hyjne Delimedjac-Peposhi

68'- Johson le fushen e blerte. Murati merr vendin e tij

67'- Regi Lushkja godet drejt portes fluturimshti, por gjuajtja e tij shkon larg portes.

64'- Pergjoni le fushen e lojes, Lushkja ne vendin e tij

61'- Abazaj ne loje ne vend te Gjumsit.

60'- Tirana pretendon per penallti per nje nderhyrje te Ebert ndaj Abazajt. Hamiti e konsideron te rregullt. NUK KA PENALLTIN PER TIRANEN.

57'- Bytyçi shenon goline dyte. Kukesi udheheq 2-0 ndaj Tiranees ne Kukes Arena.

54'- Tension serish ne Kukes Arena. Barbosa godet me dore ne nje dylyftim Najdovskin, me gjyatqrin qe ndeshkon me te verdhe sulmuesin e Kukesit.

48'- Tirana i shkon afer golit, goditja e Hasanit shkon pak centimetra ngjitur me shtyllen.

46'- Nis fraksioni i dytë. Kukesi kerkon 3 piket, ndersa Tirana tenton golin e barazimit.

45+2'- Mbyllen 45-minutat e para. Kukesi udheheq ne Kukes Arena ndaj Tiranes me golin e Johnson ne minuten e 30-te.

45'- Ka tension ne Kukes Arena. Najdovski nderhyn gabimisht ndaj Barboses, me bardheblute qe protestojne.

40'- Tirana kembengul per te gjetur barazimin, me vendasit qe jane te kujdesshem.

34'- Halimi ben shpetimtarin e Kukesit, pret goditjen e Deliu. Ndeshja ne "Kukes Arena" eshte bere e bukur.

30'- Kukesi ne feste. Johnson, i cili dërgon topin me kokë në rrjetë.

28'- Goditje denimi per Tiranen ne afersi te zones se Kukesit, ku Ismajlgeci pason shkurt per Hasanin, i cili gjuan qendrore, por Halimi eshte gati dhe rpet gjuajtjen e lajtarit bardheblu.

24'- Owuso i pergjigjet Patrick, godet fort por pret Bekaj.

22'- Tirana hidhet ne sulm, Hasani jep nje pasim per Patrick, por braziliani nuk e shfryteson sic duhet pasi ndalet nga mbrojtja.

14'- Gjelbrim Taipi tendon porten nga nje goditje denimi ne afersi te zones, por topi shkon mbi traun e portes.

8'- Patrick provon të dërgojë një top në zonë, por largohet nga mbrojtja verilindore

3'- Patrick jep kercenimin e pare. Goditja e brazilainit shkon mbi porten e Halimit.

1’- Nis dueli i skajeve të kampionatit. Kukësi dhe Tirana kërkojnë vetëm 3 pikët.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga