
Vllaznia - Tirana 0-0
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajgeci, Kallaku, Aleksi, Limaj, Hasani, Xhixha, Patrick. Trajner: Orges Shehi
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Aralica, Marku. Trajner: Mirel Josa.
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj
Ndihmës: Egin Doda dhe Herald Lisaku
VAR: Orlando Kuka
Ndeshja: Ka përfunduar pa gola klasikja e radhës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Një përballje që i pati brenda të gjitha, veç golave. Shumë raste për të realizuar, por në fund të dy ekipet ndanë pikët. Duhet përmendur shtylla e goditur nga Aralica që i mohoi festën dhe fitoren shkodranëve. Pas kësaj ndeshje, Tirana mbetet në vendin e parë me 22 pikë, ndërsa Vllaznia barazon Partizanin e vendit të dytë me 19 pikë.
Komenti minutë pas minute:
90'- Gjyqtari i katërt jep 4 minuta shtesë.
79'- Vllaznia pranë golit. Gjuan bukur Herald Marku, por Visar Bekaj bën heroin.
75'- Faull e Kainës në sulm. Lojtari i Vllaznisë i pakënaqur me vendimin e arbitrit.
59' Skemë e Tiranës, Goditja e Hasanit nga faulli devijohet në mur dhe Ismajlgeci godet në rrëmujën e zonës por pret Zogovic
46'- Nis pjesa e dytë.
45'- Gjyqtari i katërt jep 1 minutë shtesë. Mbyllet pjesa e parë.
42'- Redon Xhixha pranë golit. Gjuan me të majtën sulmues kryeqytetas, ndalet nga Zogovic.
37'- Shtylla i thotë "Jo" Vllaznisë. Festë e mohuar për Ante Aralicën.
34'- Aksion model i Vllaznisë. Mala pason me finte për Aralicën, i cili gjuan, por Toshevski bën mrekullinë.
28'- Këndore për Tiranën, por pa problem për miqtë.
20'- Aksion i bukur i Vllaznisë. Jonuzi gjuan mirë, por në fund Behiratche i prish drejtimin atij topi.
14' - Gurishta provon nga distanca, por pret mirë Visar Bekaj.
3'- Tirana pranë golit. Patrick i vetëm me portën e Vllaznisë nuk arrin të cojë topin në rrjetë.
1’- Starton klasikja e Shqipërisë.