Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Kampionët e Ilir Dajës dorëzohen në “Air Albania”, por kualifikimi mbetet hapur

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kampionët e Ilir Dajës dorëzohen në “Air

BALLKANI – PLZEN 0 - 1 (Sulc 81')

Ndeshja:  Ballkani është mposhtur në “Air Albania” nga Plzen në sfidën e vlefshme për Conference Leagie. Kampionët e Kosovës humbën 1-0 ndaj çekëve.

Djemtë e Ilir Dajës patën një pjesë të parë spektakolare me raste, por pa mundur të gjejnë rrugën e rrjetës. Në këtë mënyrë 45-minutat e para u mbyllën 0-0.

Fraksioni i dytë do të ishte më i qetë, por çekët do të gjenin golin në minutën e 81-të, ku Sulc do të ndëshkonte Kolicin. I gjithë “Air Albania” hesht, me skuadrën nga Suhareka që lufton deri në fund për të barazuar shifrat.

Pas kësaj ndeshje Ballkani mban vendin e 4-të në grupin C me 4 pikë. Ndeshja e radhës për kampionët e Kosovës është ndaj Dinamo Zagreb dhe djemtë e Ilir Dajës do të luajnë sfidën e “jetës” për kualifikimin në 1/16-tat.

Conference League

Stadiumi: “ Air Albania”

Arbitër: Marian Barbu

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Kolici, Thaqi, Jashanica, Dellova, Halili, Zyba, Kuc, Trashi, Gripshi, Berisha, Karrica.

Plzen: Baier, Dëeh, Hranac, Paluska, Mosquera, Sykora, Kalvach, Bucha, Holit, Vikanova, Kliment.

Komenti minutë pas minute:

90+3'- Mbyllet me humbje ndeshja. Plzen fiton 1-0.

81'- Hesht "Air Albania", Plzen shenon golin e avantazhit (VIDEO)

68’ Berisha nis një pasim nga e djathta, topi devijohet rrezikshëm dhe përfundon në duart e portierit.

64'- Miqte i shkojne afer golit, por gjuajta e cekeve shkon mbi shtylle. (VIDEO)

60'- Kolici devijon nje top ne kendore.

55'- Ballkani kontrollon lojen ne kerkim te golit.

46'- Nis pjesa e dyte ne "Air Albania".

45+3'- Mbyllet 0-0 pjesa e pare ne "Air Albania", Ballkani nuk ia del dot te gjej golin.

41'- Ballkani shpeton mrekullisht, Kliment nuk gjen dot porten (VIDEO)

36'- Te kampionet e Kosoves kane pretendime per penallti per prekje te topit me dore, por arbitri kryesor nuk kete mendim (VIDEO)

35'- Karrica tenton te "imitoje" Asanin, por topi i goditur nga sulmuesi i Ballkanit ndalet nga portieri i cekeve. (VIDEO)

30'- Serish eshte ekipi i Dajes qe niset ne kundersulm, me Thaqin qe pason drejt zones, por topi shkon ne duart e portierit te cekve.

25'- Ceket krijojne rastin e pare, por topi i goditur perfundon ne duart e Enea Kolicit.

21'- Kampionet e Kosoves nisen serish ne kundersulm, por Berisha eshte pozicion jashte loje dhe gjyqtari ndalon lojen. (VIDEO)

13'- Ballkani serish i shkon afer golit. Goditje denimi per ekipin nga Suhareka me topin qe shkon te kapiteni, ky i fundit godet, por sfera largohet nga njeri prej mbrojtesve kundershtare. (VIDEO)

6'- Ballkani niset ne kundersulm, Karrica merr nje top te gjate, por e pabesueshme ccfare humbet sulmuesi. (VIDEO)

1’- Starton sfida në “Air Albania”, Ballkani kërkon 3 pikët përballë Plzen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga