
JUVENTUS 2-0 LAZIO
Juventusi ka fituar në shtëpi përballë Lazios në ndeshjen parë të vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në “Allianz Stadium”, përfundoi me rezultatin 2-0.
Golat për “Zonjën e Vjetër”, u shënuan nga Chiesa dhe Vlahovic që e afrojnë skuadrën e tyre më shumë me finalen e këtij kompeticioni. Gjithçka tashmë do të vendoset më 23 prill, në ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Stadio Olimpico”.
FORMACIONET ZYRTARE:
JUVENTUS: Perin, Gatti, Bremer, Danilo, Cambiaso, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic, Chiesa, Vlahovic.
LAZIO: Mandas, Patric, Romagonoli, Marusic, Gila, Vecino, Guendouzi, Luis Alberto, Zaccagni, Immobile, Anderson.
Rastet e ndeshjes:
90+5' Përfundon sfida.
69' Gatti pranë golit të 3-të. (VIDEO)
64' GOL! Vlahovic dyfishon shifrat. (VIDEO)
50' GOL! Chiesa kalon Juventusin në avantazh. (VIDEO)
46' Starton pjesa e dytë
45+2' Mbyllet pjesa e parë.
13' Arbitri akordon penallti, VAR-i ndryshon vendimin e kryesorit dhe prish festën e Juventusit. (VIDEO)
1' Starton sfida në Torino.