Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Juventus cinik me Allegrin, mund Romën dhe i bën presion Interit në kreun e renditjes

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juventus cinik me Allegrin, mund Romën dhe i bën presion

Juventus 1-0 Roma (47' Rabiot)

Juventus ka fituar me rezultatin minimal 1 me 0 në “Allianz Stadium”. Goli i Rabiot në minutën e 47’, kur sa kishte filluar pjesa e dytë, ka mjaftuar për fitoren e gjithë ndeshjes.

3 pikë shumë të vlefshme këto, që e afrojnë Juventusin në vetëm 2 pikë nga Interi i vendit të parë. Kjo ishte dhe ndeshja e fundit për javën e 18 në Seria A.

Ndeshje pa shumë raste në Torino, ku u vërejt një dominim nga Juventus. Viti 2024 do të jetë mjaft i luftuar për fitimin e titullit kampion, ku gara më e ashpër pritet mes Interit dhe Juventus.

Formacionet zyrtare:

JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Danilo; Weah, McKennie, Locatelli, Rabiot, Kostic; Vlahovic, Yildiz. Trajner: Allegri.

ROMA (3-5-2): Rui Patricio; Mancini, Llorente, Ndicka; Kristensen, Cristante, Paredes, Bove, Zalewski, Spinazzola; Lukaku, Dybala. Trajner: Mourinho.

Komenti minutë pas minute: 

FT/ Juventus 1-0 Juventus

84' Juventus humb rast për të vrarë sfidën, Rui Patricio bën heroin. Allegri nga pankina nuk u beson syve. (VIDEO)

47' Rabiot gjen golin për Juventus, me fillimin e pjesës së dytë. 1-0 (VIDEO)

HT/ Juventus 0-0 Roma

44' Rast i artë për Juventus që përkon me gjuajtjen e parë në portë. Roma me fat pasi topi largohet nga mbrojtësi Ndicka. (VIDEO)

19' Vlahovic tenton golin për Juven. (VIDEO)

1' Nis ndeshja mes Juventusit dhe Romës.

 

 

A mendoni se është “shuar” ëndrra e Kombëtares shqiptare për të marrë pjesë në Botërorin e vitit 2026?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga