
Sokol Cikalleshi dhe ekipi i tij, Konyaspor ia kanë dalë të marrin një 3 pikësh mjaft të vlefshëm në shtëpi. Konyaspor u përball me Kasimpasa në kuadër të javës së 13-të të superligës turke.
Sulmuesi i Kombëtares nuk e nisi titullar këtë sfidë, por u aktivizua në minutën e 60’ të sfidës. Vetëm 4 minuta pas hyrjes së tij në fushë, Cikalleshi zhbllokoi shifrat dhe kaloi ekipin e tij në avantazh. Por kavajasi nuk e ndali me kaq, pasi në minutën e 77’ ai asistoi për Guilherme, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë.
Deri më tani në kampionatin turk, Cikalleshi ka shënuar 5 gola, teksa numëron edhe dy asistime.
Poll