
Sokol Cikalleshi është shfaqur protagonist me fanellën e Konyaspor në Turqi. Sulmuesi kavajas ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 64’ të sfidës, vetëm 4 minuta pasi u fut në fushën e lojës.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha avantazhin ekipit të tij në ndeshjen që Konyaspor po luan përballë Kasimpasa, sfidë e vlefshem për javën e 13-të të Superligës turke.
Për Cikalleshin, ky është goli i pestë në kampionat me fanellën e Konyaspor, teksa kavajasi numëron dhe një asistim.
(VIDEO E GOLIT TË SOKOL CIKALLESHIT)
Poll