Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ "Falëndero portierin e Kukësit", trajneri i Dinamos përplaset me Çarçanin: Bëje ti

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Falëndero portierin e Kukësit", trajneri i Dinamos

Trajneri i Dinamos Dritan Mehmeti u përplas me moderatorin e emisionit Skaner Superiore në MCN. Pas sfidës së fituar 3 me 2 ndaj Kukësit, tekniku i dinamovitëve falenderoi lojtarët.

Kjo pasoi një përplasje rreth 1 minutë me Çarçanin, që ia “faturoi” fitoren gabimit të portierit Tafas në fundin e ndeshjes. Mehmeti nuk ngurroi të replikonte, duke i thënë moderatorit që ta falenderojë personalisht portierin kundërshtar.

Përplasja mes Gerti Çarcanit dhe Dritan Mehmetit:

Gerti Çarcani: “Mehmeti unë mendoj se duhet të falenderosh Tafas se të ishte për çunat ndeshja do kishte mbaruar me kohë.”

Dritan Mehmeti: “Unë do falenderoj lojtarët e mi, ti mund të falenderosh Tafasin. Kjo është lojë gabimesh, siç gabojnë lojtarët e mi në vendosje, ashtu mund të gabojë dhe portieri kundërshtar.”

Gerti Çarcani: “Kjo ishte Dinamo e shëmtuar që sot e pa vetëm zoti dhe jo forca e lojtarëve.”

Dritan Mehmeti: “Ky është këndvështrimi yt. Kishte situata të mira skuadra. Nuk mund ta hedhim poshtë djersën e lojtarëve. Ky është futbolli në fund të fundit, duhet dhe fati, dhe fati si ta kërkosh dhe të shkosh te pikët.”

Gerti Çarcani: "Natyrisht këndvështrimi im është."

Momenti i përplasjes: (VIDEO)

Lexo edhe: Fitoi me vështirësi ndaj Kukësit, Mehmeti replika me Çarçanin: Falenderoj çunat e mi jo Tafasin. Dinamo e shëmtuar? Këndvështrimi yt

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga