Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Egnatia në "krizë", PËRGJONI në rolin e portierit i dhuron TIRANËS fitoren

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia në "krizë", PËRGJONI në rolin e

EGNATIA – TIRANA 1-2 (Dwamena 10'/ Pergjoni 1', Hasani 66' p)

Ndeshja: Tirana ka arritur të marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishme. Kryeqytetasit mposhtën Egnatian në Rrogozhinë me shifrat 2-1.

All - Paragraf - 3

Një ndeshje shumë e luftuar rezultoi në “Egnatia Arena”. Bardheblutë arritën të gjenin golin e parë që në minutën e parë të takimit, ku Përgjoni do të mposhte Sherrin.

Nuk do të vononte goli i vendasve që do të barazonin shifrat me Dëamenën në minutën e 10-të. Ekipet do të shkonin në dhomat e zhveshjes 1-1, teksa spektakli do të ishte ëpr pjesëne dytë.

Pavarësisht rasteve të krijuara goli i 3-të i këtij takimi do të vinte në minutën e 66-të, kur Hasani do të shënonte nga pika e bardhe e penalltisë. Kampionët mbetën me 10 lojtarë pasi Bekaj u dëmtua në minutën e 90-të dhe vendin e tij e mori Pergjoni, i cili në fundin e takimit bëri shpëtimtarin e Tiranes, pasi priti gjuajtjen Dwamenës.

Deri në fund nuk do të kishte ndryshim të rezultatit me kampionët aktual që rikthehen te fitorja në kampionët, ndërsa rrogozhinasit “futen” në një krizë rezultatesh, pasi tashmë prej 5 javësh nuk e njohin fitoren.

Tirana ndopdhet në vendin e parë me 37 pikë, ndërsa Egnatia mbetet në vendin e 5-të me 27 pikë.

Abissnet Superiore, java e 20-të

Stadiumi: “Egnatia Arena”

Arbitër: Olsion Yzeiraj

 

Formacionet zyrtare:

EGNATIA: Sherri, Agbekpornu, Kacbufi, Atanda, Fangaj, Mëllugja, Fernando, Zejnullai, Musta, Dwamena, Paulauskas. Trajner: E.Tetova

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Lulaj, Përgjoni, Deliu, Aleksi, Hila, Hasani, Patrick. Trajner: O.Shehi

Komenti minutë pas minute:

90+14'- Mbyllet sfida në Rrogozhinë. Tirana largohet me 3 piket.

90'- 9 minuta shtese.

90'- Bekaj le fushen e lojes, Pergjoni vesh dorezat e portierit.

86’ Dëmtohet Bekaj, që goditet në kokë nga një sulmues i Egnatias

80'- E pabesueshme cfare humbet Egnatia. Egbekpornu nuk e dergon dot topin ne rrjete.

78'- Dwamena provon serish te gjeje golin, por goditja me koke e sulmuesit shkon ne duart e Bekaj.

66'- Hasani e merr persiper dhe mposht Sherrin nga pika e bardhe e penalltise. 2-1 per Tiranen.

63'- Penallti per Tiranen pas prekjes me dore nga nje futbollist i Egnatias.

56'- Mundësi e mirë për Egnatian. Duamena nuk arrin të finalizojë, provon edhe Paulauskas por gjuajtja e tij përfundon jashtë

52’ -Tirana është më kërkuese edhe në këto minuta të para të pjesës së dytë, por nuk po arrin që të shfaqet rrezikshëm në portën e Egnatias

46'- Starton pjesa e dyte. Skuadrat kerkojne golin e fitore.

45+1'- Mbyllet pjesa e parë në Rrogozhinë. s'ka fitues ne 45 minuta ne Egantia-Tirana.

43'- Egnatia niset me Dwamenën, por sulmuesi i rrogozhinasve ndalet nga Hila.

39'- Tirana niset në kundërsulm, por sfumohet mundesia e bardhebluve.

30’- Minuta të mira për Tiranën, që dominon zotërimin e topit, por nuk po arrin të shfaqet rrezikshëm në portën e Egnatias

26’ - Loja zhvillohet në mesfushë, bie ritmi i ndeshjes.

19'- Bruno Lulaj tremb Sherrin, goditja me kokë e lojtarit të Tiranes shkon mbi traun e portes.

16'- Vendasit marrin "zemer" nga goli i barazimit. Hidhen ne sulm per te gjetur golin e dyte

10- Dwamena fluturimthi mposht Bekajn, Egnatia barazon shifrat.

8’ -Tirana i shkon pranë një tjetër supergoli. Patrick provon menjëherë nga goditja e këndit, por Egnatias i vjen në ndihmë tranversa

1'- Gol që nga "tuneli", Përgjoni kalon në avantazh TIRANËN

1’- Starton sfida në Rrogozhinë, Egnatia-Tirana kanë detyrim fitoren.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga