Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Dybala i kërkon fanellën Ylber Ramadanit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dybala i kërkon fanellën Ylber Ramadanit

Ylber Ramadani dhe ekipi i Lecces nuk ia kanë dalë të marrin pikë përballë Romës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit italian. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico” të Romës, përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Por pavarësisht rezultatit është një moment tjetër mjaft i bukur ku protagonist është mesfushori i Kombëtares shqiptare. Ramadani shihet pranë Paolo Dybalas në fundin e pjesës së parë, me këtë të fundit që si fillim i dha fanellën e tij.

Por shihet teksa argjentinasi gjithashtu i kërkon ish-it të Partizanit fanellën. Ylber Ramadani sigurisht nuk nguron për t’ia dhënë, teksa këtë moment e mbyllin me një përqafim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga