
Sokol Cikalleshi ka qenë protagonisti kryesor tek ekipi i tij Konyaspor. Në ndeshjen e sotme që këta të fundit luajtën në shtëpi përballë Karagumruk, barazuan me rezultatin 1-1.
All - Paragraf - 3
Miqtë ishin në avantazh që nga minuta e 46’ e deri në minutën e 97’. Pikërisht në fundin e sfidës, Cikalleshi ktheu në gol një 11-metërsh. Ai realizoi mjaft bukur me një gjuajtje “Panenka”.
Një sinjal pozitiv si për sulmuesin kavajas dhe Sylvinhon, pasi në më pak se 2 javë Kombëtarja luan dy ndeshje mjaft të rëndësishme.
Poll