Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Barcelona pranë finales, katalanasit fitojnë në “Bernabeu” aktin e parë në gjysmëfinalen e Copa del Rey

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Barcelona pranë finales, katalanasit fitojnë në

Real Madrid-Barcelona 0-1 (Militao a.g 26') 

Copa del Rey, gjysmëfinalja e parë 

Përfundon takimi i parë gjysëmfinal për Copa del Rey mes Real Madrid dhe Barcelona. Sfida e luajtur në “Benrabeu” u mbyll 0-1 me fitoren e katalanasve. Goli i vetëm u shënua në pjesën e parë dhe ishte një autogol nga Militao. “Los Blancos” ishin më kërkues gjatë gjithë ndeshjes por skuadra e Xavi u tregua më cinike duke marrë fitoren dhe duke qenë më e saktë në prëpjekjet e saj.  Goli u shënua në minutën e 27 dhe erdhi pas një kundërsulmi katalan. Ferran kishte topin në hyrje të zonës dhe vertikalizoi për Kessie. Ky i fundit u gjend vetëm me portierin, goditi dhe topi u përplas në trupin e tij më pas u përplas tek Militao dhe hyri në rrjetë. Pas një konfirmimi në VAR goli u quajt i rregullr pasi kishte dyshime për pozicion jashtë loje. Pjesën tjetër të lojës Reali u përpoq të barazonte por nuk ia arriti. Vinicius, Benzema apo Rodrygo që u fut në pjesën e dytë nuk arritën të kalonin murin e barcelonës para Ter Stegen. Kështu Barça arrin një fitore të artë dhe është me një këmbë në finalen e Copa del Rey. Sfida e kthimit do të luhet me 5 prill në Camp Nou.

Formacionet Zyrtare: 

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Carvajal; Militao; Rudiger; Nacho; Kroos; Modric; Camavinga; Valverde; Vini Jr.; Benzema. Trajner: Carlo Ancelotti

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Araujo; Kounde; Alonso; Balde; Sergio B.; Kessie; De Jong; Gavi; Raphinha; Ferran. Trajner: Xavi Hernandez

 

Komenti minutë pas minute: 

97'- Mbyllet pjesa e dytë dhe i gjithë takimi në "Bernabeu". Barcelona merr një fitore të artë ndaj Realit.

90'- Rodrygo godet por topi shkon ngjitur me shtyllën.

73'- Largohet Nacho për Realin dhe futet Rodrygo.

71'- Rast i shkëlqyer për Barcelonën. Kessie godet në hyrje të zonës por golin ia mohon Ansu Fati pasi topi godet trupin e tij dhe përfundon jashtë.

69'- Zëvëndësim te Barcelona. Del nga loja Raphinha futet në fushë Ansu Fati.

67'- Më këmbëngulës Reali në këto minuta, por nuk po gjen dot finalizimin e duhur

46'- Fillon pjesa e dytë në "Bernabeu".

45'- Mbaron pjesa e parë. Barcelona në avantazh 0-1 me autogolin e Militao.

26'- Pritet konfirmimi i VAR... dhe vlen goli. Barcelona në avantazh

25'- Barcelona gjen golin me Kessie, por arbitri ndërpret lojën. Goli i Kessie nuk vlen.

12'- Benzema shënon por arbitri ngre flamurin për pozicion të parregullt

2'- Modric hyn ne zonë, godet por shkon në rrjetë e jashtme

 

1'- Nis takimi mes Realit dhe Barcelonës

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga