
Ditën e sotme janë prezantuar edhe 3 projektet për ndërtimin e stadiumit të Durrësit. 3 projekte mjaft prestigjioze kanë prezantuar me video projektin e tyre.
3 studiot ligjore janë: 51N4E (Belgjikë), Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV(Holandë). Kujtojmë se projekti fitues për stadiumin e Durrësit do të shpallet ditën e sotme në orën 16:00.
Projekti i parë erdhi nga studioja belge (51N4E), solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa. Përveç ndeshjeve të futbollit, ai stadium mund të funksionojë dhe si një qendër sportive dhe për aktivitet të ndryshme, ku do të përmbante hotele, bare, restorante, pishina etj.
Projekti i dytë erdhi nga Danimarka (BIG), ku theksoi se stadiumi do t ëketë 10 mijë vende, ndërsa do të ketë edhe shumë hapësira publike për qytetarët. Gjithashtu brenda stadiumit do të përfshihej edhe një muze për historinë e qytetit të Durrësit dhe klubit të Teutës.
Projekti i tretë dhe i fundit erdhi nga Holanda (MVRDV), solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga disa blloqe ndërtesash, të cilat gjithashtu do të shërbejnë për hotele, restorante dhe aktivitete të ndryshme ekonomike, por edhe fusha për aktivitete të ndryshme sportive.