Laçi nuk e ka nisur mirë këtë sezon në Superligë, teksa kurbinasit pas pesë javësh të luajtura qëndrojnë në vendin e tetë me tre pikë të grumbulluara. Me vetëm një fitore, kurbinasit nuk kanë mundur të jenë në lartësinë e detyrës në katër ndeshjet e fundit, duke pësuar disfata.
Ndryshimi i trajnerit dhe largimi i disa lojtarëve kyç nga sezonet e fundit, ka bërë që skuadra e Vukicevic të mos ketë stabilitet, duke u diskutuar edhe e ardhmja e trajnerit malazez.
Kujtojmë se edhe sezonin e shkuar ishte Vukicevic në stolin e bardhezinjve në javët e para, duke mos i dhënë ekipit grintën e pritur. Nëse i krahasojmë këto pesë javë me ato të sezonit të shkuar, Laçi ka siguruar një pikë më shumë dhe dy pozicione më sipër në klasifikim.