Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Vendimi i parë i Plorit si drejtor, Vllaznia largon trajnerin Sedloski

Shkruar nga NEWSPORT
Vendimi i parë i Plorit si drejtor, Vllaznia largon trajnerin Sedloski

Goce Sedloski nuk është më trajneri i Vllaznisë. Lajmin e zbulon “Sport nga Bajraktari”. Shkodranët arritën të fitonin një biletë për Kupat e Europës në ndeshjen e fundit të kampionatit. Gjithsesi dukej si “dhuratë” ky sukses pasi në dy fazat e fundit, ekipi ka vuajtur shumë gjë që ka sjellë edhe ndryshimin e trajnerit Josa me teknikun maqedonas.

Edhe pse ia doli të mbante fjalën që do t’i çonte kuqeblutë në Europë, duket se kjo nuk ka mjaftuar me drejtuesit që kanë zgjedhur të shikojnë për një trajner të ri. Ditën e sotme, Elvis Plori u emërua drejtor sportiv dhe duket se ky është vendimi i tij i parë në krye të klubit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga