
Serge Tabekou është futbollisti më i ri i Tiranës. 28-vjeçari ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Nea Salamis në Qipro, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.
Sulmuesi i krahut të majtë ka një karrierë të pasur, kryesisht në Belgjikë, por jo vetëm. Kamerunasi është aktivizuar për ekipe të njohura si Gent, Union SG apo edhe Manisa në Turqi.
Njoftimi i klubit të Tiranës:
Zyrtare: Serge Tabekou bashkohet me Tiranën! Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e sulmuesit kamerunas Serge Tabekou, i cili ka firmosur me bardheblutë për sezonin e ri! Me eksperiencë në kampionate të ndryshme evropiane dhe një profil të shpejtë, teknik e të rrezikshëm në zonë, Tabekou pritet të jetë një armë shtesë në repartin ofensiv të Tiranës.
View this post on Instagram