Ilir Kukleci
Teuta ka zyrtarizuar afrimin e radhës për merkaton e verës, duke përforcuar repartin e prapavijës me qendërmbrojtësin Ilir Kukleci.
Klubi durrsak ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen përmes një postimi në rrjetet sociale, ku i uron mirëseardhjen mbrojtësit shtatlartë. Kukleci i bashkohet skuadrës së Teutës pas një eksperience në futbollin norvegjez, ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së HamKam.
27-vjeçari, i cili shquhet për gjatësinë e tij prej 1.94 , pritet të sjellë cilësi repartin e mbrojtjes për durrsakët. Për Kuklecin kjo është aventura e parë në futbollin Shqipëtar.
View this post on Instagram
Poll
