
Partizani-Bylis
Thuajse të gjitha sfidat e ekipeve kanë përfunduar dhe këtë javë do të rikthehen ndeshjet e kombëtareve. Jo vetëm Kombëtarja shqiptare, por edhe ajo e Nigerit do të dalë në fushë, ku pritet të luajë një prej lojtarëve të Superiores.
Bëhet fjalë për Aboubacar Camara i cili ka marrë ftesë nga kombëtarja afrikane. Anësori 23-vjeçar i talentuar do të jetë në ndihmë të kombëtares së Nigerit për sfidat me Kongon dhe Zambian.
Kujtojmë se Camara u grumbullua për herë të parë nga përfaqësuesja e tij në marsin e këtij viti. Mbrojtësi i Bylisit ka regjistruar 5 paraqitje deri tani me përfaqësuesen e Nigerit.
Poll