
Egnatia
Ekipi i Egnatias i ka dhënë lamtumirën ëndrrës për në Champions League. Kampionët e Shqipërisë janë eliminuar që në turin e parë të kualifikueseve, duke u mposhtur mbrëmë me rezultatin e thellë 5-0 nga Breidablik.
Kjo humbje rezultoi fatale për Egnatian, pasi tashmë do të kenë rrugëtimin europian në Conference League. Megjithatë, humbja me rezultatin e thellë 5-0, e rikthen ekipin rrogozhinas jo shumë pas në kohë në dhjetorin e vitit 2023.
Ishte fundvit, ku Tirana “turpëronte” Egnatian me rezultatin 5-0 në Rrogozhinë në një sfidë të vlefshme për Superiore. Megjithatë, në atë vit Egnatia arriti të fitojë titullin kampion në Shqipëri.
Poll