
Soumalia Bakayoko
Pas eliminimit nga kualifikueset e Conference League, Egnatia mund të humbasë një prej titullarëve të ekipit. Bëhet fjalë për Soumalia Bakayoko që mund të largohet nga rrogozhinasit.
Siç bën të ditur “Transfermarkt”, Zorya Lugansk ka shfaqur interes së fundmi për qendërsulmuesin 23-vjeçar. Soumalia Bakayoko vlerësohet me 300 mijë euro nga “Transfermarkt”.
Në rast të një transferimi tek Zorya Lugansk, do të ishte aventura e parë e 23-vjeçarit në Ukrainë. Në katër ndeshje të zhvilluara në kualifikueset e Conference League, Bakayoko shënoi një gol për Egnatian.
Poll