
Edhe pse ekipi i Flamurtari ka shpenzuar shumë në merkato pas rikthimit në elitën e futbollist shqiptar (Superiore), sërish nuk ishte në gjendje të linte “gjurmë” përballë Elbasanit, e mbyllur me humbjen 0-1, java e parë e sezonit 2025-2026. Trajneri i ekipit vlonjat, Karlos Garsia ka argumentuar disfatën në disa pika të caktuara:
“Pjesa e parë nuk do doja të bënim. Por e morëm veten ne pjesë e dytë. I kënaqur me afrimet, por jo në maksimum. Koha ta hedhim vështrimin te ndeshjet e tjera. Superiore është një ligë fizike. Jam i pakënaqur me ndërtim nga loja.
Gabuam në pasimet diagonale. Do të punohet në vazhdimësi dhe do të përmirësohemi, sikurse edhe gjendja fizike. Askush nuk është i kënaqur nga ne me performancën e sotme, por kam besim te ekipi.
Pak e nga pak do tregojmë aftësitë që posedojmë. Gabimet ndodhet ndodhin në jetë, sikurse në futboll. Por e rëndësishme është reflektimi. Do punojmë për të të rregulluar gabimet”.