Drejtuesit e Skënderbeut kanë vendosur të plotësojnë dëshirën e trajnerit Memelli. Korçarët duket se kanë gjetur akordin me Bruno de Andrade Ritter. Mesfushori 22 vjeçar vjen nga radhët e Al Muharraq në Bahrein, teksa ka qenë pjesë e ekipit të Vaso de Gama. Braziliani duket se do jetë afrimi i fundit për Skënderbeun, që pas largimit të Murillo panë një boshllëk në mesin e fushës.
Ritter prej janarit të 2020 ka vijuar karrierën në Bahrein, duke qenë pjesë edhe e Manana Club. Ende nuk ka diçka zyrtare nga korçarët, që duket se kanë gjetur akordin me mesfushorin. Me vetëm pesë ditë kohë në merkato, bardhekuqtë kanë zëvendësuar lojtarin e afruar me bujë, Murillo, që nuk bindi trajnerin Memelli.

Poll