
Dinamo
Raportimet e fundit nga mediat ukrainase bëjnë të ditur se dy lojtarët kryesorë të Dinamos, Peter Itodo Mandela dhe Baton Zabërgja kanë arritur marrëveshje me klubin e Metalist 1925.
Lamtumira e Mandela dhe Zabërgjës do të ndodhë pas ndeshjes së dytë kundër Atletic Escaldes, e cila do të mbahet të enjten. Më tej thuhet se prezantimi zyrtar te ukrainasit do të bëhet më 14 gusht.
Aludohet se nga largimi i këtyre dy lojtarëve me tipare të theksuara ofensive, Dinamo do të përfitojë mbi 2 milionë euro, kuotë e pabesueshme për futbollin shqiptar. Kryeqytetasit do të mbushin ndjeshëm arkat, shto edhe fitimin nga një kualifikim i mundshëm në Conference League, raundi i 3-të.
Poll