Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga Dinamo, Dritan Mehmeti u shpall “luftë” Ernest Gjokës dhe Mirel Josës

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Dinamo, Dritan Mehmeti u shpall “luftë” Ernest

Dritan Mehmeti vetëm pak ditë më parë u largua nga Dinamo. Ish-trajneri i Bluve tashmë është i lirë dhe pret ofertën e duhur për t’u ulur në stolin e një tjetër ekipi.

Tashmë ka nisur që të flitet për të marrë në dorë “frenat” e Erzenit, skuadër që ditet e fundit ka larguar pjesën më të madhe të futbollistëve. Për stolin e shijakasve prej ditësh është folur për Ernest Gjokën dhe Mirel Josën.

Drejtuesit e Erzenit tashmë kanë më shumë “dhimbje koke” për të zgjedhur se cilit do t’i bësojnë skuadrën për sezonin e ri, pasi Mehmeti tashmë përbën një “rrezik” për Gjokën dhe Josën.

Nëse Dritan Mehmeti merr drejtimin e Erzenit, për të do të ishte një rikthim te shijakasit, pasi dy dekata më parë ka mbajtur veshur fanelën e kësaj skuadre në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga