
Është hedhur ditën e sotme shorti në Nyon të Zvicrës ku të gjitha skuadra shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Egnatia do të luaj për herë të parë në kompeticione Europiane. Por, kush është kundërshtari që do të përballen rrogozhinasit.
FC Ararat-Armenia është skuadra armene e themeluar vetëm në vitin 2017 me emrin FC Avan Academy. Klubi që u themelua 6 vite më parë ka zhivlluar ndeshjen e tyre në korrik të 2017 kundërt Erebuni SC e cila përfundoi më fitore të këtyre. Pas kalimit në Premier Ligën armena ata morën emrin FC Ararat-Armenia. Vlera e skuadrës është 5.59 milionë euro e thënë ndryshe 1.06 milionë euro më shumë se Egnatia.
Në sezonin 2018/19 ata arritën të kurorzoheshin për herë të parë kampione në Armeni titull që e mbrojtën për dy vite radhasi. Ndër të tjera ata kanë fituar edhe një super kupë të Armenisë në vitin 2020.
Por si ka qenë performanca e FC Ararat-Armenia në Kupat e Europës. Në Champions Legaue ata janë eleminuar që në fazën e parë në të dyja rastet që kanë marrë pjesë. Por, tjetër gjë ka qenë pjesmarrja e tyre në Europa League pas elimin nga Champios, në të dyja rastet ata kanë arritur të shkojnë deri në Play-Off ku janë eleminuar nga F91 Dudelange në sezonin 2019/20 dhe nga Cervena Zvezda në sezonin 2020/21.
Pas kësa performance mjaftë të mirë ata mbeten jashtë kompeticioneve Europiane për dy vite duke u rikthyer në sezonin 2022/23, por këtë herë në Conference League. Eksperienca e tyre zgjati deri në raundin e dytë ku u eleminuan nga Paide.