Mbrojtësi Olsi Gocaj ka pësuar një dëmtim në takimin që Vllaznia luajti ndaj Partizanit. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për diçka serioze nuk ka rezuluar kështu. Mjekët i kanë këshilluar lojtarit të klubit shkodran të qëndrojë për dy javë rresht pa zhvilluar aktivitet dhe në këtë mënyrë nuk është i nevojshëm zhvillimi i operacionit në gjurin e djathë, ku është konstatuar një dëmtim i miniskut.
Fati i i mirë i Gocajt është se do shfrytëzojë ditët e funvitit dhe disa ditë nga viti 2018 për të marrë veten. Lajmi i mirë është fakti që mjekët kanë thënë se, pas periudhës dy javore futbollisti mund të rikthehet në fushë pa asnjë problem për të zhvilluar seancat stërvitore me pjesën tjetër të grupit.
Kujtojmë që Gocaj ka qenë një nga titullarët e padiskutueshëm së bashku me Orelesin përgjatë 16-të javëve të luajtura deri tani, duke i dhënë një ndihmesë të madhe klubit.
[gallery columns="1" size="full" ids="187345"]