
Erzeni do të udhetojë ditën e nesërme në Ballsh ku do të përballen me Bylisin në orën 13:00 në Adush Muca për javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Shijakasit do të tentojnë të rikthehen te fitorja që mungon prej katër ndeshjesh ku kanë marrë 3 barazime e një humbje.
Për të dalë me tre pikë nga Ballshi, klubi u ka bërë një dhuratë tifozëve teksa u ka mundësuar autobusë nga Shijaku në Ballsh. Nesër pritet një tjetër numër i madh tifozësh në transfertë, dicka që është bërë disa herë nga shijakasit.
“Vetëm një ditë na ndan nga sfida më e rëndësishme e javës. Ju bëjmë me dije se drejtuesit kanë vënë në dispozicion një autobus, i cili niset drejt Ballshit ditën e dielë në orën 09:30 tek parkimi i bashkisë. Mbështetja jonë më e madhe jeni ju, ndaj ju ftojmë të mbështesni ekipin.”-shkruan klubi ne rrjete sociale.