Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Turma” e Shijakut edhe ndaj Vllaznisë, Erzeni nuk kursehet për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
“Turma” e Shijakut edhe ndaj Vllaznisë, Erzeni nuk kursehet

Ashtu si ndaj Tiranës, edhe ndaj Vllaznisë, klubi i Erzenit po mundohet të bëjë gjithçka që t’u vijë në ndihmë tifozëve shijakas për të qenë sa më të shumtë në numër në ndeshjen e nesërme. Klubi ka mundësuar autobusë pa limit nga Shijaku në “Niko Dovana” ndërsa njofton edhe se sektori i tribunës përballë (karshia) do të jetë falas, njëjtë si me Tiranën.

Teksa futemi në fazën më emocionuesë të sezonit, Erzeni kërkon të rrisë xhirot për të marrë maksimumin dhe këtë dëshiron ta bëjë krahas tifozëve të tyre të cilët këtë sezon kanë qenë të shumtë në numër edhe në transferta të largëta si ajo ndaj Kukësit.

Ndeshja do të luhet nesër në orën 19:00 në "Niko Dovana" për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga