
Te Partizani janë tronditur nga lajmi i fundit. Portieri Pano Qirko ka pësuar një aksident me makinë dhe momentalisht ndodhet i shtruar në spital.
“Doreza e Artë” e Superiores nga aksidenti kë dëmtuar brinjët dhe ndodhet i shtruar në ambientet e “Spitalit Aremikan 3”. Gjendja e tij sipas klubit është optimale.
“Pano Qirko humbet sfidën ndaj Vllaznisë. Titullari i kuq si pasojë e një aksidenti automobilistik ka pësuar dëmtim të brinjëve dhe aktualisht po trajtohet në ambjentet e "Spitalit Amerikan 3". Gjendja shëndetësore e Qirkos aktualisht paraqitet optimale dhe po monitorohet nën kujdesin edhe të stafit mjekësor të Partizanit”, ka shkruar Partizani.
Në këto kushte Qirko do të mungojë ndaj Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 3-të të Superiores që do të luhet ditën e enjte.