
Flamurtari dhe Besa do të duelojnë mes tyre në kuadër të javës së 17-të të Kategorisë së Parë. Kjo sfidë do të startojë në orën 13:00 dhe do të luhet në stadiumin “Tomori” që është kthyer edhe në shpinë e kavajasve këtë sezon.
Një takim ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren. Vlonjatët për të qenë forcë e dytë, ndërsa kavajasit për të ngjithur në vendin e 4-të.
Marcelo Troisi për këtë përballje do të ketë një rikthim të rëdënsishëm. Ditmar Bicaj më në fund do të jetë i gatshëm për trajnerin brazilian, pasi ka hedhur prapa krahëve dëmtimin në tendinë.
Nga krahu tjetër Gugash Magani ka luksin e zgjedhjeve të më të mirëve, ndërsa pret që sulmuesit të marrin më tepër përgjegjësi.
Formacionet zyrtare:
BESA: Dobjani, Perja, Ramilli, Dalipi, Nurja, Veriu, Raza, Kuka, Ntepe, Onuh, Hoxha; Trajner: Gugash Magani
FLAMURTARI: Kuka; Liçaj, Qarri, Disha, Beqja, Pjeshka, Oliveira, Juri, Flores, Augusto, Fernando; Trajner: Marcelo Troisi