Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trashi me shokë mban "peng" Starovën, të kuqtë me probleme përballë Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Trashi me shokë mban "peng" Starovën, të kuqtë me

Partizani ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e radhës stërvitore ku trajneri Sulejman Starova ka menduar dhe për formacionin që do të hedhë në fushë ditën e nesërme ndaj Flamurtarit. Starova është gjendur në vështirësi sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë pasi ka shumë mungesa.

Kalari do të mungojë në takimin e të premtes për shkak se ka plotësuar numrin e kartonave. Trashi nga ana tjetër është pezulluar pa afat. Ndërkohë që dhe prurje e reja nuk shihen si alternativa më e mirë për startin e pjesës së mbetur të kampionatit.

Nuk dihet se si do reagojë Partizani "i ri" pasi të gjithë presin të shikojnë ndryshimin e premtuar nga drejtuesit e "Demave të Kuq", por problemet duket se nuk kanë mbaruar pasi merkatoja po shkon drejt fundit dhe Starova nuk ka ende siguri për titullarët.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga