
Sikurse shumica e skuadrave të Superligës shqiptare edhe Teuta këtë vit ka zgjedhur Antalian si destinacionin ku po zhvillon fazën përgatitore e cila deri tani ka shkuar shumë mirë. Ekipi po stërvitet dhe është thuajse i plotë, ndërsa trajneri Stavri Nica po shikon grupin ndërkohë që luhen miqësoret për të bërë një analizë të asaj se çfarë mund t'i duhet për pjesën e mbetur të kampionatit.
Edhe pse te durrsakët janë afruar katër lojtarë dhe janë larguar gjashtë, mësohet se pritet që ekipit të Teutës t'i bashkohen edhe dy lojtarë të tjerë.
Këtë dëshirë e ka shprehur dhe vetë trajneri përgjatë daljeve të tij mediatike, ku ka specifikuar se repartet që duhen përforcuar janë mbrojtja dhe sulmi. Nica kërkon konkretisht një mbrojtës të majtë dhe një sulmues që di të shënojë.