
Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj ka marrë një tretër fitore sot përballë Teutës. Në “Farie Hoti” bardheblutë fituan gjysmëfinalen e dytë me Djemtë e Detit me rezultatin 78-63.
Kështu Tirana kalon në finale ku do të përballet me Besëlidhjen e Lezhës e cila sot mundi Kamza Basket me rezultatin 58-87. “Farie Hoti” sot ishte i mbushur plot nga tifozeria bardheblu e cila ishte në mbështetje të ekipit.
Poll