
Në “Egnatia Arena” ka udhëtuar Tirana për t’u përballur me Egnatgian, në një takim që është shumë i rëndësishëm për të dyja ekipet. Rrogozhinasit do të tentojnë fitoren ndaj një skuadre që është cilësuar si “majca e zezë” e tyre.
Në 10 takimet të zhvilluara gjithsej mes tyre, skuadra e Edlir Tetovës i aka dalë të sigurojë vetëm 1 pikë në barazimin 1-1 më 19.09.2021. 9 ndeshjet e tjera kanë përfunduar të gjitha në favorin e kampionëve aktualë.
Edhe golavarazhi 6:20 është plotësisht kundër rrogozhinasve, të cilët duket se kanë “tabu” bardheblutë dhe nuk ia dalin dot të fitojnë përballë tyre.
Kujtojmë se edhe dy sfidat e këtij sezonit mes tyre kanë përfunduar në favorin e kryeqytetasve. Në rrogozhinë skuadra e Orges Shehit ka fituar 2-0, ndërsa në Tirana kanë triumfuar 1-0.