Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tirana është e kryeqytetit, bardheblutë luajnë në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana është e kryeqytetit, bardheblutë luajnë në

Tirana do të përballet me Dinamo Batumi në ndeshjen e parë kualifikuese në Conference League, më 13 korrik. Shorti u mundësoi bardhebluve të luajnë në shtëpi ndeshjen e parë dhe pritej me interes se cili stadium do të hapte dyert e kësaj sfide.

Siç dihet tashmë, problemi i stadiumit është i vjetër te kryeqytetasit. “Air Albania” më shumë ka qenë mbyllur sesa hapur ndërsa “Selman Stërmasi” as nuk diskutohet. “Elbasan Arena” pritej të ishte shtëpia e bardhebluve, si në javët e fundit të kampionatit, por burime të besueshme pranë klubit, bëjnë me dije për Newsport.al se do të vijojnë të luajnë në “Air Albania”.

Objektivi është kalimi i të paktën një turi pasi në raundin e dytë i pret një kundërshtar gjigant si Besiktas. Grupi është thuajse i plotësuar me afrimet e fundit në merkato ndërsa pritet edhe një zëvëndësues i Aleksit për të mbyllur këtë dritare transferimesh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga