Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tifozët gjirokastritë kërkesë FSHF-së: Mos sillni r*p si Ziri apo Sino, nuk mbajmë përgjegjësi për çfarë ndodh në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët gjirokastritë kërkesë FSHF-së: Mos sillni r*p

Tifozët e Luftëtarit, "Shqiponjat BLUZI" kanë postuar një njoftim në faqen e tyre në Facebook, ku u bëjnë kërkesë FSHF-së të mendohet mirë para se të caktojjë gjyqtarët në ndeshjen me Teutën.

Kërkesa e tifozëve gjirokastritë ka qenë e prerë. Në njoftimin e publikuar shkruhet se gjyqtari duhet të mbajë stemën e FIFA-s dhe nuk duhet të jenë si Ziri apo Sino, pasi nuk mbajnë përgjegjësi për atë që mund të ndodhë në fushë.

"Ndeshjen e radhës me Durrësin, ne si tifoza i bëjmë thirrje Federatës të ketë kujdes me arbitrat që do të caktojë. Në qoftë se do sjellim ndonje r*p si Ziri, Sino apo ndonjë tjetër, ne si tifozë të Luftëtarit nuk mbajmë përgjegjësi cfarë mund të ndodhi. Kërkojmë të vijë një arbitër me stemën e FIFA-s. Me mundin dhe djersën tone nuk tallet dot njeri. Nuk janë vetëm 11 futbollistë, është një qytet i gjithë. Prandaj, i bëjmë thirrje Federatës dhe Zirëve që do vijnë të gjykojnë, të mendohen mire kur të nisen për Gjirokastër. #LuftëtariMbiTëGjitha" , shkruhet në faqen e tifozëve të Luftëtarit.

[gallery columns="1" size="full" ids="222902"]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga