
Teuta vijon përgatitjet për ndeshjen e së shtunës me Egnatian në Rrogozhinë në orën 15:00 për javën e tetë të Abissnet Superiore. Durrsakët morën fitoren e parë të sezonit në Kupën e Shqipërisë përballë Luzit dhe do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe në kampionat.
Djemtë e Detit kanë bilance tepër pozitive me rrogozhinasit teksa në 8 ndeshjet e mëparshme kanë fituar 7 por këto janë vetëm statistika pasi Egnatia e këtij sezoni është një ekip tjetër nga ai i viteve më parë.
Trajneri Shkëmbi ka stërvitur për herë të parë një grup të plotë lojtarësh pas rikthimit të Qaqit, Jazxhi dhe Çyrbjas. Tekniku korçarë di të jetë mundësinë të hedhë në fushë ekipin më të mirë për të synuar 3 pikët e para të sezonit.